Projekti i tanishëm: Inerrant

Kush jemi ne

Ulqin Biznes Asociacioni (UBA) është organizatë jo qeveritare, jo profitabile dhe jopolitike. Është shoqatë e biznesmeneve e themeluar në janar të vitit 2002 nga një grupë i afaristëve nga qyteti i Ulqinit, me besimin e fortë se cilësia e jetës së banorëve të Qytetit të Ulqinit por edhe e Malit të Zi është e lidhur direkt me gjendjen ekonomike, dhe se sektori privat do të mundësoj një zhvillim të shpejtë të ekonomisë në Ulqin dhe Mal të Zi.

Jemi të mendimit se pa tregti të lirë, shkëmbime të informacioneve dhe konkurences së ndershme, nuk ka zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshem ekonomik. Per atë Ulqin Biznes Asociacioni që nga themelimi perpiqet të riperteri lidhjet e shkëputura në rajon dhe të mundesojë krijimin e bashkpunimeve të reja.

Misioni i Ulqin Biznes Asociacionit është që të permirsojë cilësinë e jetës së banorëve të të gjithë banorëve, përmes prosperitetit ekonomik, që të bashkpunoj me sektorin publik dhe ate privat, me organizata vendore dhe ndërkombetare, me individ dhe ekspert, me qëllim që të kontribojmë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Më shumë
$PROJECT_NAME