Anglisht Shqipë Malazeze

$SITE_NAME

  • Ballina
  • Kush jemi ne
  • Lajmet
  • Lista e Anëtareve
  • Foto Galerija
  • Kontakt

Kush jemi ne

Jemi të mendimit se pa tregti të lirë, shkëmbime të informacioneve dhe konkurences së ndershme, nuk ka zhvillim të shpejtë dhe të qendrueshëm ekonomik. Per atë Ulqin Biznes Asociacioni që nga themelimi perpiqet të riperteri lidhjet e shkëputura në rajon dhe të mundësojë krijimin e bashkpunimeve të reja.

Kush jemi ne

$TITLE
Ulqin Biznes Asociacioni (UBA) është organizatë jo qeveritare, jo profitabile dhe jopolitike. Është shoqatë e biznesmeneve e themeluar në janar të vitit 2002 nga një grupë i afaristëve nga qyteti i Ulqinit, me besimin e fortë se cilësia e jetës së banorëve të Qytetit të Ulqinit por edhe e Malit të Zi është e lidhur direkt me gjendjen ekonomike, dhe se sektori privat do të mundësoj një zhvillim të shpejtë të ekonomisë në Ulqin dhe Mal të Zi.

Jemi të mendimit se pa tregti të lirë, shkëmbime të informacioneve dhe konkurences së ndershme, nuk ka zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshem ekonomik. Per atë Ulqin Biznes Asociacioni që nga themelimi perpiqet të riperteri lidhjet e shkëputura në rajon dhe të mundesojë krijimin e bashkpunimeve të reja.

Misioni i Ulqin Biznis Asociacionit

Misioni i Ulqin Biznes Asociacionit është që të permirsojë cilësinë e jetës së banorëve të të gjithë banorëve, përmes prosperitetit ekonomik, që të bashkpunoj me sektorin publik dhe ate privat, me organizata vendore dhe ndërkombetare, me individ dhe ekspert, me qëllim që të kontribojmë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Qellimet

Qellimet afatgjata të Ulqin Biznes Asociacionit janë:
  • Të ndihmojë në krijimin e një ambienti të përshtatshem për pronarët e kompanive private, të cilët përbëjnë shtyllen kryesore të ekonimisë.
  • Të permisojnë ambientin për investime.
  • Të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit në qytetin e Ulqinit.
  • Që gjithnjë të zgjerojmë spektrin e shërbimeve që ju ofronë anëtareve të vet.
  • Të rrisë numrin e anëtareve.

Anëtarsia në Ulqin Biznis Asociacion

Anëtarsia në Ulqin Biznes Asociacion i garanton përparsi cdo anëtari në vecanti por edhe bashkësis së afaristeve në tërsi. UBA është e hapur për cdo kompani private të cilat përkrahin misionin e shoqates, dhe të cilët janë të gatshem të promovojnë iden e ekonomisë së tregut.

Anëtaret aktual janë kompani të vogla dhe të mesme dhe sipërmarres, asociacione, OJQ-të, por edhe të tjerët janë të mirëseardhur të jenë pjesë të UBA-së.

Cilat janë perparsitë e anëtarsimit

Me anëtarsim në UBA anëtarët përfitojne shërbime të ndryshme si:
  • UBA i informonë anëtaret në lidhje me ndryshimet e ligjeve dhe rregullave që kanë të bëjnë me bizneset.
  • Informojnë anëtaret për panairet e ndryshme që mbahen në Mal të Zi dhe në vendet e tjera.
  • Në interes të anëtareve bëjmë pjesmarrje të organizuar në panaire me craste perfitojmë edhe zbritje nga organizatorët.
  • Organizojmë konferenca për medie në lidhje me problemet që kanë bizneset.
  • Organizojmë tryeza të rrumbullakëta me perfaqësuesit e pushtetit lokal dhe atij qendrorë për problemet që i kanë bizneset.
  • UBA lobon në interes të biznesit dhe i perfaqëson ato.
  • Ndihmonë në krijimin e kontakteve ndërkombtare përmes takimeve B2B.
  • Siguronë zbritje të ndryshme për anëtaret e vetë, në kompanitë e celularëve, zbritje interne ndërmjet anëtareve, zbritje për pjesmarrje në panaire etj.

Bashkëpunimi i UBA-se

UBA-është anëtare e Unionit të Punëdhënësve në Mal të Zi (UPCG), Montenegro Business Alijanse (MBA), Këshillit Ekonomiko Social në Komunë të Ulqinit dhe një nga themeluesit e saj.

Anëtare e shoqatës së afaristëve të Malit të Zi e cila i bashkon kompanit e zanatlinjëve, Bashkpunojmë me pushtetin Lokal të Komunes së Ulqinit, Bashkpunojmë me shoqata të ndryshme në projektet IPA.

Rezultatet

Mundë të jemi të kënaqur me rëzultatet të cilat deri tani i kemi arritur, këtë e vertëton edhe besimi i anëtareve tanë, të cilët nga 40 kompani themëluese që kanë qenë në fillim tani janë mbi 200 anëtarë. UBA është sotë një nga subjektet kryesore, e pozicionuar si një ndër OJQ-të më të suksësshme në Ulqin dhe Mal të Zi. UBA që nga viti 2003 vite me rradhë ka organizuar manifestimet si:
  • "Të gjithë për turizem“
  • "Ulqini qyteti i luleve“ botimin e katalogut për afaristet.
Pjesmarrje në seminare, prezantime, takime me sektorin bankare, agjencitë shtetrore p.sh për punësim etj, të gjitha këto janë pjesë e aktiviteteve tona të përditshme.

Pasuria dhe bukuria e Ulqinit

$TITLE

Kalaja

Ulqin, Mali i Zi

Qyteti i vjetër i Ulqinit është kala shumë e ruajtuar që jeton nga koha mesjetare.

$TITLE

Plazhi i madh

Ulqin, Mali i Zi

Gjatësia e plazhës së madhe është 12,000 metra (12 kilometra), njëkohësisht është plazhi më i gjatë në Mal të Zi.

$TITLE

Lumi Buna

Ulqin, Mali i Zi

Ishulli është në formë të trekëndëshit, i kufizuar në dy anë nga lumi Buna, dhe nga deti Adriatik nga jug-perendimi.

Donatorët kryesorë

    $PROJECT_NAME $PROJECT_NAME $PROJECT_NAME

Copyright © 2014 Ulcinj Business Association All Rights Reserved.

Designed & developed by fatmirsukaliq.